Spanja dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut
Madrid, 19 shtator - Qeveria spanjolle vendosi të dëbojë ambasadorin e Koresë së Veriut për shkak të testeve të vazhdueshme bërthamore të Penianit.
Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se Kim Hyok Choi-t i është bërë me dije se është 'persona non-grata' dhe se i duhet të lërë detyrën e tij deri në fund të shtatorit."
Autoritetet spanjolle thanë se kjo erdhi si kundërpërgjigje ndaj testeve të vazhdueshme bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, që e konsiderojnë "një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."
Ata thanë se Spanja e "kishte paralajmëruar vazhdimisht ambasadorin dhe autoritetet verikoreane" mbi testet si dhe i kishte kërkuar Ambasadës së Koresë së Veriut të pakësonte numrin e diplomatëve në Spanjë.