Sot shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut
Prishtinë, 10 dhjetor - Sot shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut kudo nëpër botë, dhe për këtë vit tema e kësaj ditë do të jetë Të Drejtat e Njeriut 365.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 10 dhjetorin si Ditën e të Drejtave të Njeriut në vitin 1950, për të sjellë vëmendjen njerëzve nëpër botë Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut si standard i përbashkët i arritur për të gjithë njerëzit dhe të gjitha kombet.
I bëjë thirrje vendeve të përmbushin obligimet e tyre në mbrojtjen e të drejtave të njeriut çdo ditë të vitit. I bëjë thirrje njerëzve që për të kërkuar llogari tek qeveritë e tyre., është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombete të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Këtë vit sllogani është Të Drejtat e Njeriut 365, ideja e së cilës është që çdo ditë e vitit të jetë Ditë e të Drejtave të Njeriut.
Ajo feston propozimin themelor të Deklaratës Universale që secili prej nesh, kudo, në çdo kohë ti plotësohet kjo e drejtë, që të drejtat e njeriut ti përkasin në mënyrë të barabartë secilit prej neve dhe të na lidhin së bashku në një komunitet global me të njëjtat ideale dhe vlera.