Sot mbahet takimi mes Kryeministrave Mustafa e Vuçiq
Bruksel, 21 prill - Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiq.
Fillimisht, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet të marrë pjesë në takimin për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bruksel, i njohur ndryshe edhe si \"Procesi i Berlinit\".
Ndërkaq më pas, Mustafa dhe Vuçiq në takimin që do të lehtësohet nga Mogherini, pritet të vazhdojnë diskutimin rreth zbatimit të deritashëm të marrëveshjeve dhe agjendën e dialogut për të ardhmen.