Sot mbahen zgjedhjet në SHBA, sondazhet nxjerrin Clinton-in fitues
Washington, 8 nëntor - Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.
Në sondazhet e fundit në mediat kryesore amerikane, kryeson kandidatja demokrate Hillary Clinton.
Kështu, sipas një sondazhi të përbashkët të \"Washington Post\", ABC, \"Wall Street Journal\" dhe NBC, numri i atyre që do të votojnë për Hillary Clinton është pesë pikë përqindjeje më i madh se i atyre për Donald Trump.
Megjithatë, disa sondazhe të tjera nxjerrin fitues kandidatin republikan. Kështu, në sondazhin e përbashkët të \"LA Times\" dhe Universitetit të Kalifornisë Jugore, Donald Trump kryeson me 5 % më shumë se Hillary Clinton.
Për këtë arsye, mund të thuhet se gara presidenciale në ShBA mbetet ende e hapur.