Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Britani
Londër, 7 maj - Miliona njerëz votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar.
Kutitë e votimit në rreth 50,000 qendra do të hapen në orën 7:00, sipas kohës lolale.
Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës.
Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë, edhe pse mbeten ende punë për tu bërë. Ai ka thënë se konservatorët do ti fitojnë zgjedhjet e së enjtes.
Ed Miliband, në anën tjetër, ka thënë se është optimist për perspektivat e Laburistëve dhe se beson që publiku do të bëjë gjykimin e duhur.
Nick Clegg ka premtuar se liberal-demokratët do të ofrojnë stabilitet dhe dinjitet.
Sondazhet sugjerojnë se asnjëra parti nuk do të fitojë ulëse të mjaftueshme për një shumicë absoulute.