Sot fillon peticioni për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 14 korrik - Sot fillon nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.
Komuna e Prishtinës do ti ketë tri pika të vendosjes. Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth.
Secila nga këto organizata do ti ndajë informatat për lokacionet ku do të jenë, nëpërmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Organizatat partnere janë Kosovo 2.0 Prishtinë, OJQ EC Ma Ndryshe Prizreni, OJQ Community Building Mitrovica Mitrovicë, OJQ She-Era Gjakovë, OJQ Vizioni i Syrit Pejë, OJQ Network of peace Movement Gjilan, Iniciativa për Progres INPO Ferizaj.