12 Janar 2025

Sllovenia ofron përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën

Lubjanë, 12 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar.

Pas takimeve, dy kryeministrat kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim policor ndërmjet dy vendeve, që është nënshkruar nga ministrat e punëve të brendshme, Skender Hyseni dhe Vesna Gyorkos Znidar.

Më pas, dy kryeministrat kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. 

Kryeministri Mustafa veçoi progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë reformat që po ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, sundimin e ligjit si dhe reformat në arsim e në shëndetësi.

Duke folur për reformat ekonomike, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë rolin e investimeve nga jashtë, duke veçuar investimet sllovene dhe performancën e tyre në Kosovë.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte për investimet e huaja.

Kryeministri Mustafa foli edhe për angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur besimin që sa më shpejt të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa ka falënderuar Slloveninë për përkrahjen që po i jep Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen në proceset integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa poashtu ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur angazhimin për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë sllovene për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.

Kryeministri Cerar po ashtu vlerësoi progresin dhe reformat që po ndërmerren në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e mëtutjeshme të Sllovenisë për Kosovën, përfshirë edhe mbështetjen e fuqishme në proceset integruese evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)