11 Janar 2025

Sllovenia ka harxhuar 35 milion euro për migrantët

Lubjanë, 5 mars - Qeveria sllovene ka harxhuar deri tani 35 mln euro për vendosjen e përkohshme dhe ndihmën e pothuaj 480 mijë refugjatëve dhe migrantëve, të cilët kanë kaluar përmes Sllovenisë, si dhe për transportimin e tyre deri në kufijtë me Maqedoninë dhe Austrinë.

Kryeministri slloven Miro Cerar, shtoi se vendi ka marrë mjete dhe dhurata të konsiderueshme evropiane. Cerar hodhi poshtë pohimet e opozitës se shpenzimet reale janë shumë të mëdha.

Të dhënat reale janë se të ardhurat mujore për një person, i cili është në pritje të vendimit për të marrë strehim në Slloveni, kapin shumën prej 1350 eurosh, deklaruan nga Partia Demokratike Sllovene.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)