11 Janar 2025

Sllovenia i bashkëngjitet koalicionit anti-IS

Lubljanë, 4 shkurt - Sllovenia do të ofrojë pajisje ushtarake dhe 15 instruktorë ushtarakë në koalicionin që udhëheqin Shtetet e Bashkuara kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).

Minsitrja e Mbrojtjes, Andreja Katiq, ka thënë se instruktorët sllovenë do të nisin trajnimin e ushtarëve kurdë në qytetin Erbil të Irakut në gjysmën e dytë të këtij viti.

Detajet e misionit do të përcaktohen në muajin mars, në koordinim me anëtarët e tjerë të koalicionit, ka thënë Katiq.

Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian, deri më tash nuk ka marrë pjesë në asnjë aksion kundër Shtetit Islamik.

“Sllovenia do të marrë pjesë në zgjidhjen e sfidave kryesore globale”, ka thënë Katiq.

Sllovenia, prej 2 milionë banorësh, është duke luftuar me numër të madh të migrantëve qysh në muajin tetor, kur Hungaria ka mbyllur kufijtë.

Deri më tash, rreth 443,000 migrantë kanë kaluar nëpër Slloveni, në rrugën e tyre drejt Austrisë, Gjermanisë dhe shteteve të tjera.

Megjithatë, më pak se 200 veta kanë kërkuar azil në Slloveni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)