Skocia sot mban referendumin për pavarësinë
Sipas analistëve një votim \"Po\" mund të rezultojë në \"një sërë ndikimesh shqetësuese.\"
Referendumi i sotëm është një ngjarje historike që do të përcaktojë statusin e Skocisë; nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Britanisë së Bashkuara, e njëkohësisht e BE-së dhe NATO-s, apo të bëhet një shteti i pavarur.
Sondazhet e opinionit tregojnë se skocezët janë thellësisht të ndarë në pro dhe kundër pavarësisë, me përqindje pothuajse të barabarta.
Sondazhet u japin përparësi mbështetësve të bashkimit me rreth 52 përqind kundrejt atyre që duan ndarjen me 48 përqind.
Votuesit e pavendosur nuk janë përfshirë në sondazh, por ata do të jenë vendimtarë në rezultatin e referendumit.
Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi që vjen një herë në jetë për Skocinë.
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se do ti thyhet zemra nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh.