10 Janar 2025

Skocia drejt referendumit të dytë për pavarësi

Edinburgh, 14 tetor - Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon tha se konsultimet mbi planin për ndërmarrjen e një referendumi të dytë për pavarësi do të zhvillohen javën e ardhshme.

Ajo e bëri njoftimin gjatë një konference të partisë së saj të enjten në Glasgow.

Sturgeon tha se nëse Skocia është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar perspektiva e saj nuk është e qëndrueshme. Skocia gëzon të drejtën për të ndjekur një tjetër rrugë nëse nuk do lejohet të mbrojë interesat e saj brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo u shpreh e bindur se Skocia do të ketë aftësinë për të rikonsideruar çështjen e pavarësisë dhe për ta bërë këtë gjë përpara se Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja.

Ndryshe nga qëndrimi i Sturgeonit, ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson tha të enjten se me shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku do të realizohen marrëveshje më të mira tregtare

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)