10 Janar 2025

Skocia dërgon "Brexit" në Gjykatën Supreme

Edinburg, 9 nëntor - Para se të fillojë divorci me Bashkimin Evropian Skocia dëshiron të mbrojë në Gjykatën Supreme vendimin e Gjykatës së Lartë të Londrës për Brexit.
 
Skocia dëshiron të mbrojë në Gjykatën Supreme vendimin e Gjykatës së Lartë të Londrës, e kundërshtuar nga qeveria britanike, për të lejuar një konsultim të parlamentit përpara fillimit zyrtar të divorcit me Bashkimin Evropian, njoftoi të martën në Edinburg kryeministrja Nicola Sturgeon.

«Konfirmoj sot se kreu i Prokurorisë skoceze do të depozitojë një kërkesë pranë Gjykatës Supreme për të ndërhyrë në procedurën e kërkesës së nisur nga qeveria britanike pas vendimit të Gjykatës së Lartë për nenin 50 të traktatit të Lisbonës që nis procedurën e daljes nga BE-ja», deklaroi Nicola Sturgeon gjatë një konference shtypi.

Gjykata e Lartë i dha një goditje të enjten qeverisë konservatore britanike duke vendosur që deputetët duhet të votojnë në lidhje me fillimin e procesit të daljes nga BE-ja.

Ky vendim shkaktoi indinjatën e mbështetësve të Brexit, të shqetësuar nga rreziku i dështimit nga ana e parlamentarëve pro-BE-së të procesit që kryeministrja britanike deklaroi se dëshironte të fillonte përpara fundit të marsit.

Qeveria britanike njoftoi menjëherë se do të apelonte vendimin në Gjykatës Supreme, që duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë në lidhje me këtë rekurs përpara dhjetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)