11 Janar 2025

Skoci, dy të vdekur nga stuhia më e madhe në historinë e vendit

Edinburg, 2 janar - Dy persona kanë humbur jetën në Skoci nga stuhia që konsiderohet si më e madhja e regjistruar ndonjëherë në këtë vend.

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm në fillim të javës së kaluar u kthyen në stuhinë Frank, e cila nga drejtimi i Atlantikut ka shkaktuar dëme në të gjithë vendin. Përveç Skocisë nga stuhia janë goditur edhe shumë rajone në Irlandë dhe në të gjithë Britaninë e Madhe.

Në Skoci të enjten u konfirmua vdekja e një 50-vjeçari, trupi i të cilit u mor nga përmbytjet. Ndërsa më vonë u gjet edhe trupi i pajetë i një 36-vjeçari pranë Invergarry. Sipas policisë, supozohet që i riu të këtë rënë në lum.

Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe filluan të derdhen nëpër rrugë. Për këtë shkak u lëshua paralajmërimi për përmbytje në të gjitha rajonet skoceze. Situata më serioze është në Dumfries dhe Galloway, ku qindra banorë janë evakuuar ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)