13 Janar 2025

Skandinavët janë më të lumturit në Evropë

Bruksel, 20 mars - Shërbimi statistikor evropian “Eurostat” me rastin e ditës ndërkombëtare të lumturisë, publikoi një hulumtim për atë se sa janë të lumtur dhe të kënaqur nga jeta njerëzit në Evropë.

Në kreun e listës janë shtetet skandinave, banorët e të cilave janë më të lumturit në Evrupë, të cilët kanë vlerësuar jetën e tyre me notë mesatare 8 nga maksimalja 10, që në princip nënkupton lumturi të plotë. Notën 8 e kanë dhënë edhe zviceranët, ndërsa pas tyre vijnë Irlandezët dhe Norvegjezët me notë 7.9 dhe Holadezët dhe Austriakët me notë 7.8.

Në fundin e listës gjinden Serbia, Bullgaria, Greqia, Qipro, Hungaria dhe Portugalia. Bullgarët kanë vlerësuar jetën e tyre me notën 6.2.

Hetimi i “Eurostat” nuk përmban të dhëna për Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bonsnjën dhe Turqinë.

Këto rezultate vijnë nga një hulumtim i vitit 2013. Analiza e të dhënave tregon se ndjenja e kënaqësisë jetësore është më e madhe tek mosha rinore prej 16 deri 24 vjet, ndërsa zvogëlohet tek njerëzit që kanë mbushur të 75-tat.

Në analizë vërehet se një pjesë e njerëzve më shumë e shikojnë gjendjen finansiare dhe lidhjet sociale, ndërsa shumica e njerëzve si faktor më të rëndësishëm e konsiderojnë shëndetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)