Ska dialog pa BE-në
Prishtinë, 19 gusht - Formati i bisedimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk do të ndryshojë dhe takimet e ekipeve negociatore nuk do të zhvillohen në Prishtinë dhe në Beograd, por në Bruksel.
Kështu ka thënë për gazetën Zëri Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, një ditë më pas, pasi që në mediet serbe paralajmërohejmundësia e ndryshimit të formatit të bisedimeve.
/Zëri/