Sirianët në Turqi fillojnë të kthehen në vendbanimet e tyre
Ankara, 10 shtator - Pasi me mbështetjen e ushtrisë turke luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane shtynë organizatën terroriste Shteti Islamik dhe garantuan sigurinë në qytetin sirian Jarablus, pushtetet turke hapën pikën kufitare Karkamësh dhe qindra sirianë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ushtria turke shpalli se nën kontrollin e saj po ndodhen katër fshatra në Siri Veriore në kuadrin e operacionit ushtarak për dëbimin e terroristëve të DAESH-it nga rajoni kufitar dhe për parandalimin e përparimit të kurdëve sirianë përtej lumit Efrat.