10 Janar 2025

Siria akuzon UÇK-në për pjesëmarrëse në konflikt

Damask, 3 gusht - Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane, ka thënë, sipas tyre, në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve "ANNA" të Abhazisë, territorit gjeorgjian i pranuar si shtet vetëm nga Rusia, se forcat që janë nën kontrollin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, "vranë mbi 400 mercenarë në anën e kryengritësve, në mesin e tyre janë shumë anëtarë të ish UÇK-së".

"Gjatë procesit të identifikimit të kufomave u vërtetua se në anën e kryengritësve kanë luftuar shqiptarët e Kosovës, mercenarë nga Libia, Somalia, Arabia Saudite, Çeçenia, Jemeni, Iraku dhe Egjipti", ka thënë gjoja ky zyrtar i Ushtrisë së Sirisë, shkruan gazeta Koha.

Disa muaj më parë, në fillim të majit, televizioni shtetëror rus në gjuhën angleze, "Russia Today", ka pohuar se kryengritësit sirianë po trajnohen nga ish pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka akuzuar se "Kosova është bërë poligon për trajnimin ushtarak të rebelëve sirianë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)