11 Janar 2025

Sindikatat e mediave greke në grevë 24 orëshe

Athinë, 23 tetor - Sindikatat e mediave greke shpallën grevë 24 orëshe të enjten në mbrëmje, gjatë vizitës zyrtare të Presidentit francez Francois Hollande në Athinë.

Federata Panhelenike e Sindikatave të gazetarëve (POEZIA), Unioni i gazetarëve të medias së shkruar të Athinës (ESIEA) dhe sindikata të tjera të medias vendosën të ndërpresin transmetimet e lajmeve nga e premtja në mëngjes deri në mëngjesin e së shtunës, në shenjë proteste ndaj projektligjit për mediat, që pritet të votohet të shtunën.

Projektligji për mediat parashikon tendera për liçensa 10-vjeçare transmetimi televiziv. Kjo nismë e promovuar nga qeveria e majtë është ndërmarrë për shtimin e transparencës në këtë sektor.

Partia e Majtë Radikale SYRIZA e kryeministrit Aleksis Tsipras ka premtuar të pastrojë median nga \"oligarkët\" me interesa vetjake, që në 3 dekadat e fundit drejtojnë kanale televizive private pa licensa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)