05 Janar 2025

Shumica e serbëve mbështesin dialogun me Kosovën

Beograd, 3 gusht - Shumica e qytetarëve serbë mendojnë se problemet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen, me apo pa ndërhyrjen e BE-së.

Ky opinion është rezultat i një sondazhi të kryer së fundmi nga Ministria e Integrimit Europian në Serbi.

Anketa tregon se 59 për qind e qytetarëve serbë vlerësojnë se dialogu me palën kosovare është i nevojshëm, pavarësisht përfshirjes së BE-së.

Sidoqoftë, përqindja e qytetarëve që mbështesin këtë dialog ka pësuar rënie në krahasim me të kaluarën. Në dhjetor 2013, 70 për qind e qytetarëve e mbështesnin dialogun.

Kjo mund të shpjegohet nga fakti që marrëveshja e parë e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, mbi parimet e qeverisjes dhe normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013, përbën një gur kilometrik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sondazhi i fundit tregon gjithashtu se për qindja e njerëzve që nuk mbështesin negociatat u rrit deri në 30 për qind. Por kjo mund të shpjegohet me faktin se prej kohësh bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli kanë hyrë në një ngërç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)