Shumica e anglezëve kërkojnë të qëndrojnë në BE
Londër, 20 qershor - Një sondazh i ri i mbajtur në Angli dëshmon se shumica e të rinjve anglezë preferojnë që vendi i tyre të qëndrojë në BE.
Sipas një raporti të agjencisë franceze të lajmeve, me uljen e vlerës së monedhës euro është shtuar akoma më shumë mbështetja e evropianëve për unifikimin e Evropës.
Dy vjet më parë popullariteti rreth BE për shkak të krizës ekonomik u ul në nivelin më të ulët të mundshëm mirëpo sipas statistikave të nxjerrë nga qendra Pio, popullariteti rreth BE megjithë daljen e partive kundërshtare të unionit, është duke u shtuar.
Anglia përgatitet të shkojë në referendum në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Dhoma e Ulët e Kuvendit Anglez miratoi projektligjin që konfirmon organizimin deri në fund të vitit 2017 të një referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, çka pasqyron vullnetin e kryeministrit David Cameron për përshpejtimin e kësaj çështjeje.
Nga 597 deputetë të pranishëm në votim, 544 i ndezën dritën jeshile referendumit.
Opozita laburiste britanike si dhe konservatorët e mbështetën referendumin ndërkohë që Partia Kombëtare e Skocisë del kundër.