Shukurov: Serbia të marrë veriun, Kosova Luginën
Prishtinë, 7 shtator - Diplomati rus në Prishtinë, Andrey Shukurov është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë.
Sipas Shukurov, opsioni më i mirë është që Serbia dhe Kosova të këmbejnë territorët.
Ai thotë se situata kur veriu iu dha Kosovës dhe Lugina Serbisë ka qenë artificiale dhe ndaj duhet që të këmbehen territoret për të patur paqe.
Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë, thotë për gazetën Zëri Shukurov.
Andrey Shukurov është udhëheqës i zyrës ruse në Prishtinë, zyrë që funksionon në kuadër të Ambasadës Rusë në Beograd.