Shtyhet inaugurimi i Obamës
Washington, 16 janar - Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, do të nisë të dielën zyrtarisht mandatin e dytë në presidencë. Kjo do të jetë ceremonia e 57-të e inaugurimit të një presidenti në SHBA.
Betimi do të zgjasë më pak se pesë minuta. Nuk parashikohet të ketë fjalim nga Presidenti. Përveç Obamës do të betohet edhe zv.presidenti Joe Biden. Kjo është hera e shtatë në historinë e SHBA-ve që dita e inaugurimit bie të dielën.
Por kjo nuk do të ndodhë siç mund të ngjante në Shqipëri, kur zyrtarët përpiqen ti shtyjnë evenimentet për të dielën në mënyrë që të jenë prezent në edicionet e lajmeve në televizion apo në mediet të tjera elektronike.
Në SHBA, ceremonia e inaugurimit do të shtyhet për ditën e hënë. Kjo praktikë ka nisur që me Presidentin e dashur për shqiptarët Woondrow Wilson, në vitin 1917.
Por kjo nuk do të thotë se përfundimi i mandatit të Obamës do të shtyhet me një ditë. Jo ai do të përfundojë me 20 janar të vitit 2016.
Inaugurimi i tij i parë i 20 janarit të vitit 2009 ishte ngjarja me pjesëmarrjen më të madhe që është mbajtur ndonjëherë në Washington.