11 Janar 2025

Shteti Islamik kërcënon për sulme në Rusi

Moskë, 13 nëntor - Shteti Islamik ka kërcënuar për sulme në Rusi, bëri të ditur grupi monitorues “SITE” gjatë kësaj jave.

Militantët e ISIS kanë publikuar një video në gjuhën ruse me thirrjet “shpejt, shumë shpjet, gjaku juaj do të derdhet si një oqean”.

Kjo video është publikuar nga qendra mediatike “Al-Hayat”, divizioni mediatik në gjuhë të huaj i Shtetit Islamik.

Sipas “SITE”, xhihadistët e Shtetit Islamik kanë bërë edhe në të kaluarën thirrje për sulme në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore ndaj luftëtarëve të tyre në Siri.

Edhe agjencitë ruse të sigurisë janë vënë në lëvizje dhe këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur tha se “padyshim që agjencitë do ta hetojnë këtë video”.

“Nuk e di nëse kjo video është autentike apo jo, nuk di as mbi autenticitetin e këtyre burimeve, por në çdo rast, nuk ka asnjë dyshim që ky kërcënim do të bëhet subjekt për shqyrtim dhe hetim nga shërbimet tona speciale të sigurisë”, tha Peskov gjatë një videokonferencë për gazetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)