Shteti i Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të Italisë
Romë, 10 mars - Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme gjatë vizitës së tij në Itali u takua dje me Komitetin për Politike të Jashtme dhe Komunitetin të Dhomës së Deputetëve të kryesuar nga Fabrizio Cicchitto, si dhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Emigracion të Senatit, Pier Ferdinandi Casini.
Gjatë këtyre takimeve delegacioni ynë duke qenë mirënjohës për ndihmën e shtetit italian dhënë Kosovës, gjatë procesit të saj të shtetndërtimit, theksoi se shteti i ri i Kosovës ka nevojë për mbështetjen e mëtejme të palës italiane në proceset e tija integruese, zhvillimin ekonomik e posaçërisht për sjelljen e investitorëve.
Delegacioni i Komisionit për Pune të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, shprehu nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, propozoi formimin e grupit të miqësisë në mes të deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe deputeteve të Parlamentit italian, si dhe u bëri ftese nikoqirëve të këtyre takimeve për vizite në Kosovë.