Shtetet e Ballkanit Perëndimor - shtete të sigurta për BE
Bruksel, 7 maj - Parlamenti Evropian po krijon një listë me shtete të sigurta që rrethojnë BE-në.
Në praktikë kjo do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve, të cilët kërkojnë strehim në Evropë, nuk mund ta marrin atë.
Nisma për krijimin e listës në fjalë akoma ndodhet në fazë fillestare dhe pritet një polemikë e tensionuar për këtë kush i plotëson kriteret për përfshirje në të.