06 Janar 2025

Shtëpia e Bardhë në SHBA kërkon rritjen e kufirit të borxhit

Washington, 28 dhjetor - Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Thesarit thonë se Shtëpia e Bardhë ka në plan t`i kërkojë Kongresit të ngrejë kufirin e borxhit të qeverisë me 1,2 trilion dollarë për t`i mundësuar qeverisë amerikane të paguajë në kohë faturat e saj.

Zyrtarët e Departamentit të Thesarit thanë të martën se Shtëpia e Bardhë do të bëjë kërkesën nga fundi i javës dhe se rritja është e nevojshme.

Kufiri i borxhit aktualisht qëndron në 15 trilion dollarë dhe nëse kërkesa e Shtëpisë së Bardhë miratohet, ai mund të rritet në 16,4 trilion dollarë. Kufiri i borxhit përcakton shumën që qeveria mund të marrë hua për të financuar operacionet e saj.

Si pjesë e një marrëveshje që i dha fund mospajtimeve të mëdha politike mbi kufirin e borxhit në fillim të këtij viti, kufiri mund të rritet nëse të dyja dhomat e Kongresit e miratojnë një ligj që e lejon këtë veprim.

Këtë vit, agjencia e klasifikimi kredive Standard and Poor për herë të parë e uli klasifikimin e Shteteve të Bashkuara. Ulja e klasifikimit u shoqërua nga një raport i agjencisë S & P ku kritikohej niveli i borxhit amerikan, lufta politike dhe ngritja e tavanit të borxhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)