12 Janar 2025

Shqiptarët rekord kërkesash për azil në Gjermani gjatë prillit

Berlin, 8 maj - Shqiptarët mbajnë rekordin për kërkesat për azil në shtetin gjerman gjatë muajit prill.

Ministria e Brendshme në Gjermani publikoi analizën për Shqipërinë, Kosovën dhe Sirinë, si tre vendet që mbajnë rekordet për kërkesat për azil.

Vetëm në muajin prill 4.794 persona kanë kërkuar azil në Gjermani, krahasuar me 3.020 aplikantë që u regjistruan në muajin mars.

Sipas të dhënave, shqiptarët zënë vendin e parë për azil, duke lënë pas tyre sirianët dhe shqiptarë nga Kosova.

Azilkërkuesit nga Kosova në prill ishin 4.608, kundrejt 11.729 të regjistruar në muajin mars.

Në këtë mënyrë Shqipëria është ngjitur dy vende vetëm brenda një muaji, për fenomenin negativ të eksodit. Ndërsa vendet e tjera të rajonit pësuan një ulje të numrit të azilkërkuesve.

Nga Serbia këtë muaj pati 2.279 kërkesa nga 2833 që pati një muaj më parë, nga Maqedonia u regjistruan 972 azilkërkues nga 1182, ndërsa numri i azilkërkuesve nga Bosnja është rritur nga 738 në 690 kërkesa në muajin mars.

Afro 20 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vende të ndryshme të Bashkimit Europian vetëm këtë vit. 10 mijë prej tyre, sipas shifrave më të fundit janë regjistruar në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)