Shqiptarët po luajnë kartën e Shqipërisë së Madhe për Veriun
New York, 17 janar - Karta e Shqipërisë së Madhe po luhet për të fituar veriun. Kështu shkruhet në një artikull të publikuar në faqen Eurasiareviuew, e cila është e specializuar për lajme dhe analiza.
Në artikullin e shkuar nga Gerard Galuçi, thuhet se BE dhe NATO janë pajtuar me dështimin për të zgjidhur çështjen e veriut të Kosovës me forcë dhe tani po inkurajojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje nëpërmjet negociatave direkte.
Gallucci është diplomat amerikan në pension. Ai ka punuar si përfaqësues i SHBA-ve në zgjidhjen e konflikteve në Angola, Afrikën e Jugut dhe Sudan. Gallucci ka shërbyer si përfaqësues i OKB-së në Mitrovicë në periudhën 2005-2008.
Ai shprehet se qeveria serbe post-Tadiç po tregohet më e gatshme për të pranuar praktikisht pavarësinë e Kosovës dhe po ofron zgjidhje për normalizimin e situatës duke kërkuar një \"zgjidhje të re\" për Kosovën.
\"Perëndimi është i gatshëm të pranojë një zgjidhje e cila do ti shembte tokën nën këmbë Kosovës. Shqiptarët e Kosovës duan të fitojnë gjithçka dhe nuk dëshirojnë të bëjnë lëshime për zgjidhjen e çështjes së veriut. Kjo po përpiqet të arrihet e përdorur me sukses në të kaluarën me irredentizmin shqiptar, thuhet në artikull.
Ai thotë se kjo është përgjigja e shqiptarëve të Kosovës të cilët kërkojnë gjithçka dhe kundërshtojnë çdo lloj kompromisi mbi Veriun dhe po kërkojnë të trembin miqtë ndërkombëtare me kartën e bashkimit me Shqipërinë.
\"Shqiptarët e Kosovës kanë mbajtur qëndrimin se veçimi i Veriut do të krijonte stabilitet në rajon duke bërë presion me shqiptarët në Serbi dhe Maqedoni. Përfaqësuesit e Kosovës në BE kanë argumentuar se kjo gjithashtu do të sillte efekte domino pasi edhe serbët në Bosnje dhe shqiptarët në Maqedoni do të kërkonin autonomi dhe ndryshimi i kufijve do të krijonte paqëndrueshmëri\".
Kjo gjithashtu do ti hapte rrugën vetëvendosjes për krijimin e Shqipërisë së Madhe me thirrjen që Shqipëria dhe Kosova të bëhen federatë.
Provokimet dhe kërcënimet për dhunë nuk duhen lejuar që të mbyllin rrugën për kompromis mbi veriun e Kosovës. Serbët e kanë bërë të qartë se nuk do ta pranojnë pushtetin e Prishtinës. Ende asnjë qeveri serbe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk të çon në asnjë përfundim për zgjidhjen e çështjes përveç formulës që është në tavolinë: Mënjanimi i njohjes, mbajtjen e veriut brenda Kosovës por me autonomi lokale me anë të një statusi neutral për çështje si dogana, pronat, telekomit dhe energjisë elektrike. Kjo do tu hapte të dy vendeve rrugën për në BE.
Nëse të dy vendet pranojnë në një pikë që të shkëmbejnë territoret, Preshevën për Kosovën e veriut, pse duhet ti ndalojmë? Nëse shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës vendosin të bashkohen, pse jo? Do të ishte e pandershme dhe jo produktive për Evropianët që të kundërshtojnë konsolidimin e shtetit komb vetëm sepse e konsiderojnë vetveten post-modern dhe përtej gjithë këtyre. Por kërcënimet për paqëndrueshmëri, nëse njëra palë nuk merr gjithçka që kërkon duhet të jetë në mënyrë të qartë përtej kufirit\", shprehet Gallucci.