14 Janar 2025

Shqiptarët në Luginë: Presheva, Medvegja, Bujanovci janë Shqipëri

Preshevë, 11 nëntor - Kryeministri Edi Rama mbërrin bashkë me delegacionin shqiptar, në Luginën e Preshevës. Qytetarët e presin me entuziazëm kryeministrin shqiptar Rama. Me këngë dhe me valle, qytetarët e Preshevës presin kreun e qeverisë shqiptare.

Me mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë në jug të Serbisë kanë dalë me flamuj dhe me pankarta në duar duke pritur kryeministrin Edi Rama.

Në një nga këta parrulla është shkruar "Presheva, Medvegja, Bujanovci janë Shqipëri".

Përpara kësaj vizite, qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë cilësuar kryeministrin Edi Rama, si kryeministrin e tyre.

Ky citat shqetësoi autoritetet serbe, pavarësisht se kryeministri serb Vuçiç deklaroi se “ këto komente idiote nuk i komentoj”.

Vuçiçi theksoi se shqiptarët në Luginë jetojnë në territorin e Serbisë dhe e drejta e tyre është të flasin çfarë të duan.

Kjo është vizita e parë në historinë e këtyre viseve shqiptare, në të cilat pas 102 vjetësh sot shkel një kryeministër shqiptar. Për këtë arsye liderët dhe qytetarët e krahinës së Preshevës, e konsiderojnë këtë vizitë vëllazërore dhe historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)