13 Janar 2025

Shqiptarët në Gjermani protestojnë kundër kthimit nga azili

Münster, 30 prill - Rreth 200 azilkërkues shqiptarë nga Kosova, protestuan paraditen e djeshme në Münster, Gjermani, kundër dëbimit nga një qendër azilkërkuesish të këtij qyteti.

Sipas gazetës “Westfällische Nachrichten” protesta ka mobilizuar një numër të madh policësh.

Rreth një 100 policë gjermanë të ardhur nga Bochumi zbarkuan në orën 06:00 të mëngjesit për të siguruar zonën kur pritej të mbahej protesta. Por, çdo gjë ka rrjedhur në qetësi dhe pa probleme.

Mobilizimi kaq i madh i policisë ishte bërë për shkak se sot ishte planifikuar që refugjatët të transportoheshin me autobusë në një qendër tjetër strehimi në NRË dhe prej atje të përgatiteshin për kthim të detyruar në Kosovë.

“Ju lutemi mos na dëboni në Kosovë, sepse atje nuk jemi të sigurt. Ne e duam lirinë”,shkruhet në një nga pankartat e protestuesve.

Protesta është shpërndarë në qetësi pasi një zëdhënës i qeverisë së rrethit, rreth orës 10:00 i ka siguruar protestuesit se transportimi nuk do të bëhej këtë të mërkurë. Ndërkaq është paralajmëruar një tjetër tubim i quajtur “piknik shkollor”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)