Shqiptarët e Luginës ende të diskriminuar
Preshevë, 12 janar - Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka kritikuar lidershipin e Luginës së Preshevës për gjendjen e rëndë të shqiptarëve atje.
Ai ka thënë për Epokën e re, se antagonizmat që ekzistojnë në mes të partive politike po sjellin mosrealizim të kërkesave legjitime të shqiptarëve.
Kamberi ka treguar se në një skenë të tillë politike është vështirë të koordinohen veprimet politike të përbashkëta.