15 Janar 2025

Shqiptarët dhe serbët e keqkuptojnë lirinë

Tiranë, 27 tetor - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur se shqiptarët dhe serbët e keqkuptojnë lirinë.

\"Shqiptarët dhe serbët i \'bashkon\' diçka?! Të dyja kombet i bashkon keqkuptimi i lirisë në historinë kombëtare dhe janë prova se regjimet fillojnë si kritikë estetike, vazhdojnë si moralitet dhe përfundojnë si dhunë.\"

\"Për dhunën, shqiptarët fajësojnë më shumë veten, ndërsa serbët akuzojnë të tjerët…\", shkroi dje, deputeti socialist, ndërsa i uronte miqtë në rrjetin social: \"Mirëdita Tiranë! Ora ka ndryshuar me një orë. Të tjerat janë po ato!\", ka thënë Majko.

Për ish-kryeministrin, që ka udhëhequr vendin në kohën e luftës së Kosovës, \"serbët janë po ata që kanë qenë, ripohuan disa gjëra që kanë në marrëdhënie me ne, por kjo s\'ka përse të na habisë, apo të na vendosë në ndjenjën e një presioni se duhet të bëjmë diçka, që të jemi në nivelin mental të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)