Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm
Goditja e parë me fuqi 3.4 e shkallës Rihter ndodhi rreth orës 7 e 20 të mëngjesit të së dielës.
Tërmeti e ka epiqendrën 36 kilometra në lindje të Tiranës, rreth zonës së Martaneshit, në Qarkun Dibër, në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.
Pak minuta më vonë ndodhën lëkundje edhe më të forta, me një forcë 5 deri në 5. 1 të shkallës Rihter, me epiqendër 34 kilometra në lindje të Tiranës, me një thellësi 10 kilometra.
Sipas Observatorit Evropian të Tërmeteve, epiqendra është 14 kilometër nga Bulqiza. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të vendit si Durrësi, Elbasani, Shkodra, Peshkopia, Kavaja, Lezha dhe Puka.
Tërmeti është klasifikuar si i kategorisë katër, ndërsa është ndjerë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Nga lëkundjet sizmike ende nuk raportohet për dëme materiale.