Shqipëria fton udhëheqësit politikë që të tregojnë vetëpërmbajtje
Tiranë 27 janar - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e dhunës në rrugët e Prishtinës.
MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për ti hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës.
MPJ fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe dialogun me qeverinë e sapo krijuar, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës, dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit.