Shqipëria dënon rrëmbimin e policëve kosovarë
Tirana zyrtare vlerëson se akte të tilla kriminale të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mire në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian.
Ministria e Jashtnme e Shqipërisë kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përseritja e akteve të tilla në të ardhmen.
Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu reagoi për ngjarjen e ndodhur në Merdarë, duke dënuar nëpërmjet një deklarate incidentin.
Sipas AK-së, "Beogradi është duke kërkuar konflikt dhe po provokon shqiptarët duke i ndaluar në kufi".
Aleanca Kuq e Zi i bëri thirrje shtetit shqiptar dhe atij kosovar që t'i përgjigjen këtyre provokimeve të ashpra me vendosmëri.