13 Janar 2025

Shqipëria bashkon ministrat e Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore

Tiranë, 23 shkurt - Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), sot dhe nesër në Tiranë po mbahet takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse.

Kosova në këtë konferencë, që është më e rëndësishmja në rajon, po përfaqësohet nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Kurse, përveç zëvendëskryeministrit Thaçi, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe pesë zëvendëskryeministra e ministra të rajonit dhe nëntë sekretarë të shteteve e zëvendësministra të tjerë.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Igor Lukshiq, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Malit të Zi, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, pastaj Ministri për Rini dhe Sport i Turqisë, Akif Cagatay Kiliç, Ministri për Çështje Evropiane i Greqisë, Nikolaos Chountis, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Moldavisë, Iulian Groza, etj.

Konferencës së SEECP-së, që kryesohet nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, do t’i drejtohet me një fjalim edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkaq, në takimin e nesërm, ku ministrat e disa prej shteteve të Evropës Juglindore do të diskutojnë rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarë të lartë të BE’së, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE’së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)