Shpëtohet fëmija që u hodh nga kati i dhjetë
Londër, 14 qershor- Një fëmijë u shpëtua nga një pjesëtar i publikut pasi u hodh nga dritarja e kullës Grenfell të Londrës, që u përfshi nga zjarri sot në mëngjes.
Samira Lamrani tha se ajo pa një grua që i tregonte turmës poshtë se ajo ishte gati të lëshonte fëmijën e saj nga \"kati i nëntë apo i dhjetë\" i ndërtesës.
Një burrë shkoi përpara dhe arriti të kapte fëmijën, tha ajo.
Dymbëdhjetë vetë kanë vdekur nga zjarri në kullë dhe policia pret që shifrat të rriten.