Shpërthimi i vullkanit në Japoni shkakton 12 viktima
Tokio, 30 shtator - Mediet japoneze njoftojnë se deri më 29 shtator, si pasojë e shpërthimit të vullkanit në pjesën qendrore të Japonisë kanë vdekur 12 vetë dhe 63 të tjerë janë plagosur .
Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, në të njejtën ditë 550 forca policore nisën operacionin e kërkimit dhe shpëtimit, që kufizohet si pasojë e shpërthimit në vazhdimësi të vullkanit.
Vullkani i shpërthyer më 27 shtator në Japoni ndodhet në lartësi 3067 metra, mbi 200 km nga kryeqyteti Tokio.