Shpërthen vullkani në Islandë
Rekjavik, 30 gusht - Shpërthimi jo i ashpër i vullkanit Bardarbunga në Islandë ka bërë që të ulet niveli i paralajmërimit.
Sipas Zyrës Meteorologjike të Islandës, vullkani Bardarbunga shpërtheu në orët e para të 29 gushtit, duke bërë që të pezullohet përkohësisht transporti rrugor dhe ai ajror në këtë zonë.
Meqënëse pas shpërthimit nuk ka patur re hiri, Zyra Meteorologjike ka ulur nivelin e paralajmërimit nga e kuqja në portokalli, duke lejuar një pjesë fluturimesh.
Në vitin 2010 shpërthimi i vullkanit islandez Eyjafjalla paralizoi rëndë aviacionin në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.