Shpërndahet Parlamenti i Ukrainës
Kiev, 26 gusht - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e parlamentit.
Ky veprim u ka hapur rrugën zgjedhjeve të reja në Ukrainë, të cilat do të mbahen më 26 tetor.
Kam vendosur që para kohe ti jap fund autoritetit të parlamentit, ka shkruar Poroshenko mbrëmë në Twitter.
Sipas ligjit në Ukrainë, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditësh pasi që dekreti të bëhet zyrtarisht publik.