Shpend Ahmeti në vizitë zyrtare në Shqipëri
Tiranë, 10 tetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu dhe drejtuesja e kabinetit znj. Fitore Pacolli, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë ku do të takohen me drejtues të lartë të institucioneve të vendit.
Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi midis Komunës së Prishtinës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Ahmeti pritet të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Kryetari Ahmeti po ashtu do të mbajë fjalë rasti në Universitetin Evropian të Tiranës.
Po ashtu në këto takime pritet të diskutohen zhvillimet lidhur me situatën politike në vend e rajon.