Shkup, vazhdojnë protestat për rastin Monstra
Shkup, 1 gusht - Këshilli Organizativ për rastin Monstra thotë se të premten nga 13:45 do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve nga procesi i montuar politik Monstra.
Kryesues i Këshillit Organizativ Koordinues si dhe njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Monstra, Bedri Ajdari deklaroi se, qeveria maqedonase po dëshmon se është kryekëput kundër shqiptarëve dhe vlerave tona kombëtare e fetare.
Rasti i gjykimit të 6 qytetarëve nga 3 vite burg dëshmon edhe një herë që kjo qeveri dëshiron ta ngulfat zërin e lirë të qytetarit, zë ky i garantuar me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.Prandaj, ne Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin e montuar politik Monstra , publikisht e ftojmë kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin që me kryesinë e partisë së tij, ta shqyrtojnë mirë pozicionin e tyre në këtë qeverimaqedonase,kryekëput antishqiptare si dhe të dalin në ballë të protestavee të jenë me popullin e vet , popull i cili çdo ditë po dënohet dhe po ofendohet nga qeveria ku është pjesë edhe ai me partinë e tij, deklaroi Ajdari.
Poashtu ftojmë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare BDI,PDSH, RDK, si dhe kryetarët e komunave shqiptare, hoxhallarët, intelektualët, dhe të gjithë shqiptarët paqedashës , që ditën e premte të jenë pjesë e protestës mbarëkombëtare, sepse më nuk janë vetëm familjarët tanë ata për të cilët duhet ngritur zëri, por ky numër fatkeqësisht çdo ditë po shtohet, shtoi ai. (INA)