Shesheli porosit vrasje nga Haga
Beograd, 30 qershor - Voisllav Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe (PRS), ka urdhëruar Lluka Bojoviqin ta likuidojë liderin e Partisë Popullore Serbe (PPS), Tomisllav Nikoliq, transmeton ekskluzivisht gazeta serbe "Blic".
Gazeta, e cila u referohet shërbimeve serbe të sigurisë, shkruan se për shkak të këtyre njohurive, sigurimi policor që është angazhuar në mitingun e djeshëm të opozitës "popullore" në Krushevac është ngritur në nivelin më të lartë.
Shesheli ka urdhëruar likuidimin e Nikoliqit nga paraburgimi i Hagës, ndërsa atentati i është porositur Lluka Bojoviqit, i cili tashmë ka përgatitur ekip për kryerjen e krimit, pohon gazetarja e "Blic"-it.