14 Janar 2025

Shesheli mban protestë kundër Nikolliqit dhe Vuçiqit

Beograd, 15 nëntor - Vojisllav Sheshel, ish-zëvendëskryeministër i Serbisë, i cili përballet me akuza për krime lufte nga Tribunali i Haës, do të udhëheqë sot në Beograd një tubim kundër ish-aleatëve politikë, të cilët tani kryesojnë Qeverinë e Serbisë.

Sheshel, themelues i Partisë Radikale Serbe, është kthyer në Beograd më 12 nëntor, pasi Gjykata e Kombeve të Bashkuara e ka liruar atë për shkaqe shëndetësore.

Ai ka thirrur protestën një ditë pasi është kthyer, duke kërkuar “mobilizim masiv të patriotëve serbë kundër qeverisë aktuale pro-perëndimore”.

Qeveria e Serbisë kryesohet tani nga presidenti Tomisllav Nikolliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq.

Të dy ata kanë lënë Partinë e Sheshelit më 2008 dhe kanë formuar Partinë Përparimtare Serbe.

Sheshel akuzohet për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)