Sheshel: U gëzova për vrasjen e Gjinxhiç
Beograd, 13 nëntor - Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se u gëzua shumë për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjinxhiç, i cili u vra më 12 mars 2003.
\"Serbia u çlirua nga tradhëtarët dhe mafiozët. Gjinxhiç ishte ana e errët e historisë së Serbisë dhe një nga gjërat më të errëta që ka ndodhur\", tha Sheshel, i cili dje u kthye nga Haga, pasi tribunali i Hagës i dha liri të përkohshme.
Në seancën në Hagë në 2003, Shesheli deklaroi: \"Unë sinqerisht jam i kënaqur kur kam dëgjuar se Gjinxhiç është vrarë, ai kishte vdekur. Këtu unë kam qenë i lumtur sepse Gjinxhiç ishte tradhtari më i madh i popullit të tij\".