ShBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
Washington, 1 prill - Qeveria amerikane ka njoftuar vënien e sanksioneve ndaj një entiteti dhe 11 individëve koreanojugorë të lidhur me programin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut.
Në një deklaratë të Departamentit të Thesarit të ShBA-së thuhet se sanksionet kanë si objektiv shtetasit e Koresë së Veriut që punojnë për qeverinë e këtij vendi në Rusi, Kinë, Vietnam dhe Kubë.
Deklarata shton se masa u mor \"në përgjigje të vazhdimit të prodhimit nga Koreja e Veriut të armëve të shkatërrimit në masë dhe të shkeljeve të vazhdueshme të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin u shpreh se sanksionet synojnë të pengojnë rrjetet dhe metodat që përdor Pheniani për të financuar programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.