09 Janar 2025

SHBA vendos sanksione ndaj Iranit

Washington, 4 shkurt - Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën hapat e para, në mbështetje të paralajmërimeve ndaj Iranit, duke vendosur sanksione të reja si reagim ndaj provës së fundit me raketa që ndërmori Teherani. Trembëdhjetë individë dhe 12 entitete u sanksionuan.

Sanksionet u vendosën ndaj rrjeteve që mbështesin Iranin, në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë ndihmuar Teheranin që të sigurojë teknologji dhe materiale të nevojshme për të zhvilluar programin e raketave balistike.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksione u vendosën edhe ndaj individëve dhe rrjeteve që bashkëpunojnë me Forcën Elitë Quds të Gardës Revolucionare dhe me grupin libanez terrorist Hezbollah që mbështetet nga Irani.

\"Këtë janë hapa fillestarë në përgjigje të sjelljes provokuese të Iranit”, tha një zyrtar I lartë i administratës, duke e quajtur qëndrimin e fundit të Iranit si “të papranueshëm”.

\"Iranit i duhet të bëjë një zgjedhje. Ne do të përgjigjemi pozitivisht nëse Irani respekton angazhimet e veta ndërkombëtare, duke theksuar njëkohësisht se do të përgjigjemi fuqimisht ndaj aktiviteteve destabiluzuese të Iranit”.

Masat e së premtes erdhën si rezultat i atij që zyrtarët amerikanë po e cilësojnë si një proces të vazhdueshëm që përfshin konsultime me agjenci kyçe amerikane dhe aleatë.

Por zyrtarët thanë se vendimi përfundimtar erdhi si rezultat i provës balistike, që binte ndesh me një rezolutë të OKB-së që e ndalon Iranin të bëjë prova të tilla.

Njoftimi pason një paralajmërim të sotëm nga Presidenti Trump ndaj Iranit, pasi ministri i jashtëm i vendit i zhvlerësoi kërcënimet amerikane, pas provës me raketë.

\"IranI po luan me zjarrin – ata nuk e kuptojnë sesa ‘i butë’ ishte Presidenti Obama me ta. Jo unë!”, shruante ai në Twitter.

Edhe Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif shkruajti në Twitter se Irani nuk frikësohet nga kërcënimet amerikane.

Sanksionet janë masa e parë ndëshkuese nga administrata e re amerikane ndaj Iranit, që kur e paralajmëroi për pasoja pas provës balistike. Ato reflektojnë prirjen e administratës së presidentit Trumë për një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)