SHBA vendos përsëri sanksione kundër Koresë së veriut
Washington, 3 janar - Barak Obama për shkak të sulmit kibernetik të Koresë së veriut ndaj kompanisë hollivudiane Sony Picture, ka vendosur sanksione financiare kundër Penianit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e cila citon presidentin amerikan të ketë thënë se sjellja politike e Koresë së veriut dhe veprimet desktruktive të qeverisë së këtij vendi, janë ndër faktorët kryesorë të vendosjes së sanksioneve të ShBA-ve kundër Penianit.
Obama në një letër drejtuar kongresit ka thënë se vazhdimi i kësaj sjellje të Koresë së veriut konsiderohet rrezik i përhershëm për sigurinë kombëtare, politikat e jashtme dhe ekonominë e SHBA, përndaj për tu përballur me këtë kërcënim është përdorur mjeti i sanksionimit.