14 Janar 2025

SHBA, vazhdojnë protestat kundër diskriminimit dhe dhunës policore

New York, 10 dhjetor - Në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë protestat kundër vendimeve të jurisë për të mos ngritur akuza ndaj policëve të bardhë lidhur me vdekjen e disa afrikano-amerikanëve të paarmatosur.

Protestuesit në New York bllokuan rrugët para pallatit të sportit Barclays Center, ku po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes ekipit Cavaliers të qytetit Cleveland dhe Nets të Brooklinit.

Demonstruesit brohorisnin “Nuk marr dot frymë” – fraza tashmë e mirënjohur që u bën jehonë fjalëve të fundit të 43-vjeçarit Eric Garner. Ai vdiq në korrik kur një polic i bardhë, që po përpiqej t’i vinte prangat, e shtrëngoi fort në fyt, duke i shkaktuar vdekjen.

Në solidaritet me protestuesit edhe lojtarët e basketbollit kishin veshur bluza me frazën e famshme. Demonstratat zhvillohen gjithashtu në protestë ndaj vrasjes së adoleshentit të paarmatosur Michael Brown në Ferguson të Mizurit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)