SHBA teston raketën ndërkontinentale pa mbushje luftarake
Washington, 4 maj - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi.
Komanda e Sulmeve Globale të Forcave Ajrore të SHBA njoftoi përmes një komunikate me shkrim lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale Minuteman 3, pa mbushje luftarake, nga baza ajrore Vandenberg e Kalifornisë.
Në komunikatë theksohet se raketa ka mbërritur në objektivin e saj 6.759 km larg bazës ajrore.
Pjesë e fuqisë bërthamore të SHBA-së, prova në fjalë planifikohej që prej 10 muajsh me qëllim testimin e përgatitjes dhe ndjeshmërisë luftarake të sistemit amerikan të armatimit.
Dihet botërisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në inventarin e tyre ushtarak rreth 450 raketa balistike ndërkontinentale të këtij lloji, me rreze veprimi deri në 12.874 km.